انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · الإسراء
السورة ١٧

الإسراء

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ١٠١

وَلَقَدْ ءَاتَيْنَا مُوسَىٰ تِسْعَ ءَايَـٰتٍۭ بَيِّنَـٰتٍ ۖ فَسْـَٔلْ بَنِىٓ إِسْرَٰٓءِيلَ إِذْ جَآءَهُمْ فَقَالَ لَهُۥ فِرْعَوْنُ إِنِّى لَأَظُنُّكَ يَـٰمُوسَىٰ مَسْحُورًا ١٠١

Ne i patëm dhënë Musait nëntë Shenja (mrekulli) të qarta. - Ti je Profet i Allahut dhe Allahu të ka ndihmuar me shenja e mrekulli. Mësoje se ti nuk je i pari profet që njerëzit e refuzojnë. Para teje, Ne dërguam ndër njerëz Musain, të birin e Imranit, që u quajt El Kelim, domethënë, ai që Zoti i foli. Ne e dërguam atë tek Faraoni dhe rrethi i tij. Ne i dhamë atij nëntë mrekulli të mëdha. Secila prej tyre do të mjaftonte e vetme që dikush, i cili synon dhe e dëshiron të vërtetën, ta gjente dhe pasonte atë. Këto shenja ishin: gjarpri, shkopi, tufani, karkalecat, morrat, bretkocat, gjaku, e ashtuquajtura er-rixhz, një sëmundje që u zbriti nga lart dhe ndarja e detit në dymbëdhjetë rrugë të thata. “Atëherë Ne lëshuam kundër tyre (mjerime): përmbytje, karkaleca, parazitë, bretkosa dhe gjak, Shenja të qarta njëra pas tjetrës. Por ata u treguan arrogantë, sepse ishin njerëz keqbërës. Sa herë që binte ndëshkimi mbi ta, ata thoshin: “O Musa! Lutju Zotit tënd për ne, sipas premtimit që të ka dhënë. Nëse na e largon ndëshkimin, ne do të të besojmë ty dhe do t’i dërgojmë bijtë e Izraelit me ty.” Por sa herë që Ne ua largonim ndëshkimin, për t’u lënë një afat të caktuar, ata e thyenin premtimin. Kështu, Ne i ndëshkuam ata dhe i fundosëm në det, ngaqë ata i konsideruan gënjeshtra argumentet Tona dhe u treguan mospërfillës ndaj tyre.” [El ea'raf 133-136]. Nëse ke dyshim në ndonjë nga këto çështje, pyet atëherë.Pyeti(o Muhammed)bijtë e Izraelit, kur ai(Musai) ishte mes tyre dhe faraoni i tha: “O Musa, unë mendoj se ti je i magjepsur.” - Edhe pse i solli të tilla mrekulli të dukshme dhe të padukshme, Faraoni i tha: “O Musa, unë mendoj ti je i magjepsur.” Ky ishte reagimi ndaj atyre mrekullive. Atëherë, Musai tha: