النحل
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
فَإِذَا قَرَأْتَ ٱلْقُرْءَانَ فَٱسْتَعِذْ بِٱللَّهِ مِنَ ٱلشَّيْطَـٰنِ ٱلرَّجِيمِ ٩٨
Kur të lexosh Kur’anin, kërko mbrojtjen e Allahut kundër(sherrit të)shejtanit të mallkuar. - Ky Libër që Zoti ju ka dhuruar është Libri më i mirë, më i rëndësishëm dhe më i zgjedhur. Ai përmban atë gjë që rregullon zemrat tuaja. Në këtë Libër ka dituri të madhe. Për këto arsye, përpara se të lexoni nga ky Libër i zgjedhur, fillimisht kërkoni mbrojtje e strehim tek Zoti, që t’ju ruajë nga sherri i shejtanit të mallkuar, i cili përpiqet shumë për devijimin e njeriut, sidomos në kohën kur ai nis të bëjë punë të mira. Shejtani përpiqet që ta largojë mendjen nga qëllimet madhështore dhe kuptimet e mrekullueshme të Kur'anit. Atëherë, rruga për të qenë i sigurt nga sherri i të mallkuarit është mbështetja e plotë tek Zoti, duke iu drejtuar Atij me përgjërim. Kështu, ai që fillon të lexojë Kur'an duhet të thotë fillimisht: "Eûdhu bil-lâhi minesh-shejŧânir-raxhîm - Kërkoj mbrojtje tek Allahu prej shejtanit të mallkuar”. Është shumë e rëndësishme që njeriu të meditojë për kuptimet madhështore të Kur'anit, duke iu mbështetur me zemrën e tij Zotit, që Ai t’ia largojë të mallkuarin. Nga ana tjetër, njeriu duhet të përpiqet e të luftojë me veten për të larguar nga zemra ngacmimet dhe joshjet e shejtanit, të luftojë me veten që t’i largojë mendimet e këqija, që i mallkuari i fut në zemër. Arma më e fortë kundër shejtanit dhe intrigave të tij është pajisja me dy gjëra: imani i pastër dhe mbështetja e plotë tek Zoti. Njeriu duhet të luftojë me veten për të plotësuar imanin e tij përmes diturisë së dobishme dhe adhurimeve të shumta, duke iu mbështetur Zotit në çdo vepër të mirë që kryen. Nëse e bëjmë këtë, Zoti na premton se: