النحل
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
وَقَالَ ٱللَّهُ لَا تَتَّخِذُوٓا۟ إِلَـٰهَيْنِ ٱثْنَيْنِ ۖ إِنَّمَا هُوَ إِلَـٰهٌ وَٰحِدٌ ۖ فَإِيَّـٰىَ فَٱرْهَبُونِ ٥١
Allahu ka thënë: “Mos adhuroni dy zota, sepse Ai është Një Zot i Vetëm(që meriton adhurimin)!” - Allahu i Lartësuar na urdhëron që të adhurojmë vetëm Atë si Një të vetëm. Për vërtetësinë e pamohueshme të njësimit të Tij, Ai tregon se është i vetmi që u dhuron krijesave mirësitë dhe përkujdesjen. Ai thotë: “Mos adhuroni dy zota, sepse Ai është një Zot i vetëm (që meriton adhurimet)!”. Domethënë, kurrë mos i bëni shokë Atij në aspektin e adhurimeve që përkushtoni. Askënd tjetër mos adhuroni, sepse: “Ai është një Zot i vetëm (që meriton adhurimet)!”. Ai është i vetëm dhe unik në të gjitha cilësitë dhe atributet e Tij madhështore; Ai është i vetëm në veprat e Tij të pashembullta. Atëherë, ashtu sikurse Allahu është i vetëm në Qenien e Tij, në emrat, cilësitë, atributet dhe veprat e Tij, po ashtu duhet ta adhuroni si Një dhe të vetëm. Kjo është rruga e vetme e drejtë që ju çon në shpëtim. Çdo rrugë tjetër të çon pranë zemërimit e ndëshkimit të Tij.Vetëm Mua të më keni frikë! - Vetëm Mua - thotë Allahu i Madhëruar - m’u frikësoni dhe zbatoni urdhëresat e Mia! Largojuni ndalesave të Mia dhe ruajini kufijtë e Mij! Dhe të gjitha këto vepra bindjeje bëjini vetëm për Mua, duke mos më shoqëruar shok në asnjë adhurim! Asnjë adhurim mos e bëni për krijesat, por vetëm për Mua! Krijesat janë të gjitha pronë e Allahut dhe të nënshtruara ndaj Tij.