انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · النحل
السورة ١٦

النحل

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ٤١

وَٱلَّذِينَ هَاجَرُوا۟ فِى ٱللَّهِ مِنۢ بَعْدِ مَا ظُلِمُوا۟ لَنُبَوِّئَنَّهُمْ فِى ٱلدُّنْيَا حَسَنَةً ۖ وَلَأَجْرُ ٱلْـَٔاخِرَةِ أَكْبَرُ ۚ لَوْ كَانُوا۟ يَعْلَمُونَ ٤١

Atyre që migruan për hir të Allahut, pasi iu bë padrejtësi, kemi për t’u dhënë vendbanim të mirë në këtë jetë. -Allahu i Lartësuar na tregon për gradën dhe mirësinë e besimtarëve të sprovuar dhe të palëkundur, të cilët mërguan për hir të Tij dhe në kërkim të kënaqësisë së Tij. Ata emigruan pasi vuajtën shumë dhe u sprovuan nga populli i tyre. Populli i keqtrajtonte, për t’i kthyer nga besimi në mosbesim dhe në idhujtari. Prandaj këta besimtarë të vendosur e të sinqertë e lanë atdheun, të afërmit dhe miqtë për të mërguar për hir të kënaqësisë së Rahmanit. Për këta besimtarë të zgjedhur, Allahu i Lartësuar përmend dy lloj shpërblimesh: së pari, është shpërblimi i përshpejtuar, që do t’u jepet atyre që në këtë botë. Kjo do të thotë risk i bollshëm e i gjerë dhe një jetë e plotë dhe e lumtur. Këtë premtim dhe shpërblim ata e përjetuan menjëherë pasi emigruan, kur triumfuan mbi armiqtë e tyre. Ata çliruan vende dhe fituan shumë pasuri. Kështu i begatoi Allahu ata në jetën e kësaj bote. Ndërsa për shpërblimin në ahiret, Ai thotë:Por, shpërblimi i jetës tjetër është edhe më i madh. Veç sikur ta dinin! -Allahu i Madhëruar ua premtoi këtë shpërblim përmes fjalës së të gjithë profetëve. Ky shpërblim është shumë më i madh se shpërblimi i dynjasë, sikurse ka thënë Allahu i Madhëruar në një ajet tjetër: “Ata të cilët kanë besuar, emigruar dhe luftuar me pasurinë dhe jetën e tyre në rrugën e Allahut, kanë pozitë më të lartë tek Allahu. Dhe ata janë fitimtarët. Zoti i tyre u jep lajmin e mirë për mëshirë nga Vetë Ai, për kënaqësinë e Tij (ndaj tyre) dhe për kopshte, ku do të kenë mirësi të pandërprera. Ata do të jenë të përjetshëm në to. Me të vërtetë, tek Allahu ka shpërblim të madh." [Teube 20–22]. Kurse këtu i Madhëruari thotë: "Por shpërblimi i jetës tjetër është edhe më i madh. Veç sikur ta dinin." Sikur ata të kishin dituri dhe siguri të plotë për atë shpërblim të madh e mirësi të paanë, që Allahu i Lartësuar ka përgatitur për ata që besojnë në Të dhe mërgojnë për hir të Tij, kurrë nuk do t’i bënin bisht sakrificave dhe përpjekjes për ta arritur. Në vijim, i Madhëruari përmendi cilësitë e të dashurve të Tij të zgjedhur: