انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · النحل
السورة ١٦

النحل

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ٤

خَلَقَ ٱلْإِنسَـٰنَ مِن نُّطْفَةٍ فَإِذَا هُوَ خَصِيمٌ مُّبِينٌ ٤

Ai e krijoi njeriun prej një pike(fare) dhe ja, ai(njeriu) kthehet në një kundërshtar të hapët. - Allahu i Lartësuar përkujdeset në mënyrë të vazhdueshme për këtë krijesë të vogël, që e fillon jetën aq e dobët dhe aq e brishtë. Ai përkujdeset, e trajton atë dhe e ushqen, e zhvillon dhe e rrit derisa ai krijohet një njeri i plotë, në të gjitha organet, të dukshme dhe të fshehura. Allahu i Lartësuar e krijon njeriun dhe e pajis me mirësi të mëdha e të panumërta. Por, fatkeqësisht, njeriu, pasi plotësohet, fillon dhe e shikon veten të pavarur nga Zoti. Ai e shpërfill faktin se është Allahu i Lartësuar Ai që ia ka dhuruar, me bujarinë dhe përkujdesin e Tij, gjithçka që ka. Njeriu mburret e tregohet arrogant. Pastaj ai e kundërshton të vërtetën dhe bëhet armiku i saj. Allahu i Lartësuar thotë: "...ai kthehet në kundërshtar të hapur." Kjo kuptohet me dy mënyra: Sipas kuptimit të parë, njeriu bëhet kundërshtar i Zotit të Tij, duke e mohuar Allahun e Lartësuar, duke mos e besuar Atë, duke polemizuar kundër profetëve të Tij dhe duke i mohuar dhe i konsideruar gënjeshtra ajetet dhe shpalljet e Allahut të Lartësuar. Ky njeri bëhet kundërshtar i Zotit dhe e harron krijimin e Tij të parë, harron mirësitë e shumta që i ka falur Allahu i Lartësuar dhe harron i mjeri që janë pikërisht këto mirësi të cilat ai po i përdor për të mos iu bindur Allahut të Lartësuar dhe për t’u treguar i panënshtruar dhe mospërfillës ndaj urdhëresave të Tij. Ky është njëri kuptim. Sipas kuptimit të dytë, Allahu i Lartësuar na tregon për aftësitë që i ka dhënë njeriut për të polemizuar dhe kundërshtuar. Ai e fillon krijimin e njeriut nga një pikë e vetme fare, pastaj e vazhdon duke e zhvendosur atë nga një nivel në tjetërin, nga një fazë në tjetrën. Kështu vazhdon, derisa ai rritet dhe zhvillohet dhe bëhet njeri që arsyeton dhe filozofon. Është Zoti i Lartësuar Ai që i dhuron mendje dhe arsye të fortë, me të cilën njeriu fillon të polemizojë dhe të kundërshtojë. Domethënë, të arsyetuarit është një aftësi që vetë Allahu i Lartësuar ia ka mundësuar njeriut, prandaj dhe njeriu duhet që ta falënderojë Allahun e Lartësuar për këtë mundësi të mrekullueshme që Ai ia ka dhuruar. Njeriut i është mundësuar që ta mbrojë mendimin e tij, të arsyetojë dhe të argumentojë, dhe të gjitha këto janë veçse mirësi nga Allahu i Lartësuar. Asnjë njeri nuk do të arrinte me forcën e vet dhe me aftësitë e tij të tilla nivele. Është Allahu i Lartësuar që e mëson dhe përkujdeset për njeriun, duke e zhvilluar dhe edukuar atë, me mëshirën dhe bujarinë e Tij. Për këto arsye, njeriu duhet të jetë mirënjohës për këto mirësi që ia ka dhënë Zoti, duke i vënë ato në shërbim të besimit dhe të adhurimit të Tij. Në vijim, Allahu i Lartësuar përmend krijesa të tjera, që Ai i ka krijuar mes qiejve dhe Tokës: