النحل
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
وَضَرَبَ ٱللَّهُ مَثَلًا قَرْيَةً كَانَتْ ءَامِنَةً مُّطْمَئِنَّةً يَأْتِيهَا رِزْقُهَا رَغَدًا مِّن كُلِّ مَكَانٍ فَكَفَرَتْ بِأَنْعُمِ ٱللَّهِ فَأَذَٰقَهَا ٱللَّهُ لِبَاسَ ٱلْجُوعِ وَٱلْخَوْفِ بِمَا كَانُوا۟ يَصْنَعُونَ ١١٢ وَلَقَدْ جَآءَهُمْ رَسُولٌ مِّنْهُمْ فَكَذَّبُوهُ فَأَخَذَهُمُ ٱلْعَذَابُ وَهُمْ ظَـٰلِمُونَ ١١٣
Allahu sjell si shembull një vendbanim që ishte i sigurt dhe i qetë, të cilit i vinte rizku nga të gjitha anët me mbushulli, kurse ata(banorët)i mohuan të mirat e Allahut. Atëherë, Allahu, për shkak të sjelljes së tyre, ua veshi petkun e urisë dhe të frikës. Atyre u pati ardhur i Dërguari nga mesi i tyre dhe e përgënjeshtruan atë. Ata i përpiu dënimi sepse ishin keqbërës. -Ky vendbanim për të cilin bëhet fjalë në ajet ishte Meka e nderuar, e cila ishte vend paqeje dhe sigurie, ku askush nuk dëmtohej e luftohej. Madje, edhe në kohën e injorancës paraislamike ky ishte një rregull i pathyeshëm. Edhe nëse dikush e shihte vrasësin e të atit në Mekë, nuk e sulmonte e nuk e vriste, me gjithë ashpërsinë dhe gjaknxehtësinë e arabëve. Në atë vend mbizotëronte një siguri, që nuk ishte në asnjë vend tjetër. Po kështu ishin edhe të mirat materiale. Megjithëse ishte një vend i shkretë nga bimësia, në Mekë vinin pasuritë nga çdo vend i botës. Të tillë e kishte bërë Zoti i Madhëruar atë vend. Megjithatë, kur mekasve u erdhi Profeti, që ishte nga mesi i tyre dhe të cilit ia njihnin besnikërinë dhe sinqeritetin, ata e mohuan, duke treguar mosmirënjohje për mirësitë e Zotit. Me këtë mosmirënjohje dhe mohim ata e bënë të meritueshëm ndëshkimin e Zotit mbi ta. Allahu i Lartësuar ua zëvendësoi mirësitë që kishin me të kundërtat e tyre. Ai ua veshi rrobën e urisë dhe të frikës, në vend të mirëqenies dhe paqes që kishin më parë. Ky është përfundimi i mohimit dhe i mosmirënjohjes ndaj Zotit.