انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · يوسف
السورة ١٢

يوسف

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ٨٩

قَالَ هَلْ عَلِمْتُم مَّا فَعَلْتُم بِيُوسُفَ وَأَخِيهِ إِذْ أَنتُمْ جَـٰهِلُونَ ٨٩

Ai u tha: “A e mbani mend se çfarë keni bërë me Jusufin dhe vëllanë e tij, kur ishit të paditur?” -Për sa i përket veprimit të tyre me Jusufin, është e qartë se ishte e padrejtë. Ndërsa për sa i përket sjelljes me vëllain tjetër, Beniaminin, mbase qëllimi i Jusufit ishte – dhe Allahu e di më së miri - që të tregonte se edhe me të ata ishin treguar të padrejtë kur thanë: “Në pastë vjedhur ky, ka pas vjedhur më parë edhe një vëlla i tij”. Ose ndoshta kishte për qëllim që të tregonte se shkaku i ndarjes edhe me vëllain e dytë Beniaminin ishin pikërisht ata. Ishin ata që i shkaktuan aq dhimbje dhe e sollën gjendjen në këtë pikë. Pastaj Jusufi (a.s) shtoi dhe tha: “... kur ishit të paditur.” Ky, në fakt, është një lloj justifikimi, duke treguar se ata vepruan ashtu për shkak të nxitimit dhe paditurisë së tyre, ose është një lloj qortimi për ta, duke u vënë në dukje se ata kishin vepruar njëlloj si injorantët dhe se ky është një nivel në të cilin ata nuk duhet të binin. Të tilla vepra nuk kishin lidhje me prejardhjen e tyre fisnike. Pas këtyre fjalëve, ata e kuptuan mirë se ai që po u drejtohej ishte Jusufi, prandaj dhe thanë: