يوسف
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
وَجَآءُو عَلَىٰ قَمِيصِهِۦ بِدَمٍ كَذِبٍ ۚ قَالَ بَلْ سَوَّلَتْ لَكُمْ أَنفُسُكُمْ أَمْرًا ۖ فَصَبْرٌ جَمِيلٌ ۖ وَٱللَّهُ ٱلْمُسْتَعَانُ عَلَىٰ مَا تَصِفُونَ ١٨
Ata i sollën këmishën e tij(Jusufit)të lyer me gjak të rrejshëm. -Ata sollën këmishën e Jusufit me një gjak të gënjeshtërt, për ta bërë babain e tyre të mendonte se Jusufin e kishte ngrënë vërtet ujku. Sidoqoftë, babai i tyre nuk pranoi asgjë nga këto:Ai(Jakubi)tha: “Jo. Nuk është kështu, por ju keni sajuar diçka mes jush.” –Kuptimi: Ky është thjesht një plan dinak, që nefsi jua ka zbukuruar, me qëllim që të më ndani mua nga djali im. Jakubi (a.s) e kuptoi se ajo që thanë ata nuk ishte e vërtetë, duke u nisur nga argumentet që kishte njohur më parë, mes të cilave edhe ëndrra e Jusufit, që ai do të ishte një ditë njeri i ngritur dhe të gjithë do t’i përuleshin atij. Nuk mund të ishte e vërtetë që djali i tij kishte vdekur, me gjithë ato shenja dhe atë ëndërr të mrekullueshme, shpjegimi i të cilës ishte i qartë dhe i sigurt. Prandaj Jakubi tha:Durimi është gjëja më e mirë për mua. -Kuptimi: Mësojeni, o bijtë e mi, se detyra ime, - të cilën unë do ta zbatoj me përkushtim, - është që thjesht të jem i duruar. Durimi im do të jetë shembullor në këtë sprovë që po kaloj. Unë nuk kam për t’u zemëruar dhe bërtitur dhe as nuk kam për t’iu ankuar njeriu. Unë thjesht do t’i mbështetem Allahut të Lartësuar dhe aspak në forcat e mia. Dhe, vërtet, Jakubi (a.s) e përmbushi këtë detyrë që ia vendosi vetes:Allahut i kërkoj të më ndihmojë në këtë që ju po trilloni.-Kur ankesa bëhet tek Allahu i Lartësuar, që është Krijuesi i gjithçkaje, kjo nuk bie ndesh me durimin e mirë dhe të shpërblyeshëm. Sigurisht, kur një profet premton diçka, e mban fjalën.