يوسف
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
رَبِّ قَدْ ءَاتَيْتَنِى مِنَ ٱلْمُلْكِ وَعَلَّمْتَنِى مِن تَأْوِيلِ ٱلْأَحَادِيثِ ۚ فَاطِرَ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ أَنتَ وَلِىِّۦ فِى ٱلدُّنْيَا وَٱلْـَٔاخِرَةِ ۖ تَوَفَّنِى مُسْلِمًا وَأَلْحِقْنِى بِٱلصَّـٰلِحِينَ ١٠١
Allahu i Madhëruar e plotësoi bamirësinë e Tij ndaj Jusufit duke i bërë vend në tokë dhe duke i dhuruar pushtet e sundim të gjerë. Pas gjithë atyre sprovave, Allahu ia qetësoi shpirtin dhe sytë e tij, duke ia sjellë pranë prindërit dhe vëllezërit e vet, që aq shumë i donte. Ai i dhuroi Jusufit dituri të madhe, duke e dalluar mbi shumë të tjerë. Për këtë arsye, duke shprehur mirënjohjen e thellë, duke lavdëruar Dhuruesin e tyre dhe duke u lutur që Ai t’ia ruante dhe shtonte këto të mira, Jusufi tha:O Zoti im! Ti më dhurove mua pushtet të madh... -Jusufi ishte bërë përgjegjësi i depove të mbretërisë, një pozitë shumë e rëndësishme për kohën....dhe më mësove shpjegimin e ëndrrave. -Allahu i Madhëruar i mësoi atij shpjegimin e ëndrrave, njohuritë e librave të shpallur dhe shumë gjëra të tjera të dobishme.O Krijues i qiejve dhe i tokës! Ti je Mbrojtësi im në dynja e në ahiret. Më bëj të vdes si musliman dhe më bashko me të mirët! -Përjetësoje islamin, që është dorëzim i plotë ndaj Teje, dhe ma përqendro zemrën në këtë besim të mrekullueshëm! Më bëj që kurrë të mos largohem nga adhurimi Yt si Një i vetëm, përmes ligjeve të shpallura nga Ti, derisa vdekja të më gjejë si një musliman i bindur tërësisht ndaj Teje! Më bashko me të mirët, me etërit e mi profetë, me besimtarët e sinqertë e punëmirë, me të zgjedhurit e sinqertë dhe të kulluar!