انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · المسد
السورة ١١١

المسد

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآيات ٤–٥

وَٱمْرَأَتُهُۥ حَمَّالَةَ ٱلْحَطَبِ ٤ فِى جِيدِهَا حَبْلٌ مِّن مَّسَدٍۭ ٥

(e bashkë me të)Edhe gruaja e tij, ajo bartësja e shkarpave(për zjarrin e xhehennemit). Në qafën e saj do të ketë një litar(prej zjarri)të thurrur mirë.” -Ajo bashkëpunonte me burrin e saj në vepra të këqija dhe armiqësi ndaj Profetit dhe besimtarëve. Ata përhapnin të keqen dhe përpiqeshin si askush tjetër që të mundonin Profetin (a.s.) dhe besimtarët. Por ajo nuk bënte gjë tjetër, veçse ngarkonte shpinën e saj me gjynahe të rënda, ashtu sikurse dikush ka ngarkuar dru mbi shpinë dhe në qafë është i lidhur me litar. Por ajeti mund të kuptohet edhe ndryshe: Ajo do të detyrohet në zjarrin e Xhehenemit që të ngarkojë dru mbi shpinën e saj dhe, me to, të ndezë fort zjarrin e të shoqit dhe të sajin, pafundësisht, duke patur një litar prej zjarri të lidhur në grykë. Në këtë sure kemi të bëjmë me një mrekulli dhe shenjë të profecisë së Muhamedit (a.s.). Këto ajete u shpallën para vdekjes së Ebu Lehebit dhe gruas së tij, dhe Allahu i Lartësuar tregoi se ata të dy do të ndëshkoheshin në zjarrin e Xhehenemit. Ky qe një tregues se ata nuk do ta pranonin Islamin kurrë. Dhe vërtet ashtu ndodhi. Ata nuk e pranuan Islamin dhe vdiqën si mohues dhe armiq të Zotit dhe të Profetit të Tij. Ata nuk e pranuan Islamin, qoftë edhe formalisht. Kështu, përfundimisht, ndodhi ashtu sikurse paralajmëroi Njohësi i së fshehtës dhe i të dukshmes, Allahu i Lartësuar.