الكوثر
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
إِنَّآ أَعْطَيْنَـٰكَ ٱلْكَوْثَرَ ١
Ne të dhamë ty mirësi të shumta. – Keuther-in, domethënë mirësitë e mëdha të Zotit të Lartësuar ndaj Profetit (a.s.). Mes këtyre mirësive dhe begative të pamata, është edhe një lumë në Xhenet, që quhet Keuther, të cilin Allahu i Lartësuar e ka ruajtur për Profetin (a.s.). Një prej mirësive të tij është edhe Hauđi, gjatësia dhe gjerësia e të cilit është një muaj. Uji i tij është më i bardhë se qumështi dhe më i ëmbël se mjalti. Gotat që janë vendosur pranë tij janë të shumta dhe të shndritshme si yjet në qiell. Kush pi një herë të vetme prej tij, nuk do të ketë më etje kurrë. Prej këtij Hauđi do të pinë besimtarët, të cilëve do t’ua japë vetë me dorën e tij Muhamedi (a.s.). Pasi i kujtoi Profetit të Tij (a.s.) këto mirësi të premtuara, Allahu i Lartësuar e urdhëron atë që të jetë mirënjohës për to: