العصر
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
إِلَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَعَمِلُوا۟ ٱلصَّـٰلِحَـٰتِ وَتَوَاصَوْا۟ بِٱلْحَقِّ وَتَوَاصَوْا۟ بِٱلصَّبْرِ ٣
Përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, këshillojnë njëri-tjetrin për(të pasuar)të vërtetën dhe këshillojnë njëri-tjetrin për durim. – Së pari, ata kanë besimin, domethënë besojnë gjithçka që Allahu i Lartësuar ka urdhëruar të besohet. Por besimi duhet të jetë i ndërtuar mbi dije të saktë dhe të sigurt, të shpallur nga Zoti. Së dyti, ata bëjnë vepra të mira, të cilat duhen sipas atij imani që u tha më parë, të mbështetur në dije. Këtu futen të gjitha veprat e mira, të dukshme dhe të fshehta, ato që kanë lidhje me të drejtën e Zotit dhe ato që kanë lidhje me të drejtën e krijesave, veprat e mira të detyrueshme dhe ato që janë të pëlqyeshme. Së treti, ata këshillojnë njëri-tjetrin për t’iu përmbajtur së vërtetës. Por cila është kjo e vërtetë? Ajo është besimi i bazuar mbi dije të saktë dhe veprat e mira sipas atij besimi, me sinqeritet për Zotin. Së katërti, ata këshillojnë njëri-tjetrin për të qenë të durueshëm në bindjen ndaj Zotit, duke kryer porositë e Tij, të durueshëm ndaj gjynaheve, duke mos iu afruar atyre, dhe të durueshëm ndaj përcaktimeve të dhembshme të Allahut të Madhëruar mbi ta. Me dy cilësitë e para, njeriu rregullon dhe plotëson veten e vet. Ndërsa me dy të fundit, ai rregullon dhe plotëson të tjerët. Me plotësimin e këtyre katër cilësive, mund të thuhet se njeriu nuk ka për të humbur, por ka për të arritur fitoren e madhe.