يونس
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
وَلَقَدْ بَوَّأْنَا بَنِىٓ إِسْرَٰٓءِيلَ مُبَوَّأَ صِدْقٍ وَرَزَقْنَـٰهُم مِّنَ ٱلطَّيِّبَـٰتِ فَمَا ٱخْتَلَفُوا۟ حَتَّىٰ جَآءَهُمُ ٱلْعِلْمُ ۚ إِنَّ رَبَّكَ يَقْضِى بَيْنَهُمْ يَوْمَ ٱلْقِيَـٰمَةِ فِيمَا كَانُوا۟ فِيهِ يَخْتَلِفُونَ ٩٣
Ne i vendosëm bijtë e Izraelit në një vend të mirë dhe i furnizuam ata me mirësi të shumta. -Allahu i Madhëruar u mundësoi bijve të Izraelit që të jetonin atje ku kishte jetuar më parë Faraoni dhe populli i tij, duke u lënë në trashëgim tokën dhe vendbanimet e tyre. Ai i furnizoi dhe i begatoi ata me shumë ushqime, pije e stoli të kësaj bote. Zoti u dhuroi dituri dhe udhëzim, që, nëse do t’i respektonin, do të ishin gjithmonë të bashkuar dhe të vëllazëruar. Pavarësisht nga këto, bijtë e Izraelit, edhe pasi e morën diturinë dhe udhëzimin e qartë të Zotit, filluan të kalonin kufijtë ndaj njëri-tjetrit. Shumë prej tyre filluan të kishin qëllime që kundërshtonin të vërtetën e Zotit. Duke kundërshtuar dhe cenuar të vërtetën, lindi përçarja.Ata nuk u përçanë mes tyre, veçse pasi u erdhi dituria. Zoti yt do të gjykojë mes tyre Ditën e Kijametit për përçarjet e tyre. -Gjykimi i Zotit është i drejtë. Ai buron e ndërtohet mbi diturinë e Tij të plotë e gjithëpërfshirëse, dhe realizohet nga pushteti i Tij absolut. Përçarja e kundërshtitë janë sëmundje të rrezikshme, që gjithmonë u kanosen besimtarëve të fesë së vërtetë. Shejtani i mallkuar, kur nuk ia arrin të bëjë njerëzit t’i binden atij dhe të braktisin tërësisht fenë e vërtetë, përpiqet me çdo mjet që të fusë përçarjen mes tyre, duke mbjellë dhe armiqësinë. Nëse robërit i largohen udhëzimit të Zotit dhe ndjekin hapat e shejtanit, do të lindin konfliktet, urrejtja dhe armiqësia mes tyre, derisa fillojnë të përjashtojnë dhe ta konsiderojnë njëri-tjetrin të humbur dhe si armik të urryer. Kjo është vepra që shejtani i mallkuar e preferon mbi shumë e shumë punë të tjera. Mendohu pak! Zoti i tyre është Një i vetëm, profeti që pasojnë është i njëjtë, feja së cilës i përkasin është e njëjtë, synimet, planet dhe motivet që ata synojnë janë të njëjta. Atëherë, për çfarë përçahen dhe kundërshtohen, duke cenuar qëllimin e çështjes së tyre?! Përse bien në këtë rrëpirë, që prish rregullin e bashkësisë, duke humbur shumë mirësi të kësaj bote e të botës tjetër?! Për shkak të këtyre ndasive, venitet e vdes edhe imani. Të lutemi, o i Adhuruari ynë, që të mëshirosh e sjellësh butësi mbi robërit e Tu besimtarë, që ta bashkosh fjalën dhe rreshtat e tyre, të futësh dashuri e vëllazëri në zemrat e tyre, të udhëzosh të devijuarit mes tyre, që të kthehen në gjirin e vëllazërisë së tyre! Ti je Zoti i bujarisë dhe madhështisë.