يونس
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
وَٱلَّذِينَ كَسَبُوا۟ ٱلسَّيِّـَٔاتِ جَزَآءُ سَيِّئَةٍۭ بِمِثْلِهَا وَتَرْهَقُهُمْ ذِلَّةٌ ۖ مَّا لَهُم مِّنَ ٱللَّهِ مِنْ عَاصِمٍ ۖ كَأَنَّمَآ أُغْشِيَتْ وُجُوهُهُمْ قِطَعًا مِّنَ ٱلَّيْلِ مُظْلِمًا ۚ أُو۟لَـٰٓئِكَ أَصْحَـٰبُ ٱلنَّارِ ۖ هُمْ فِيهَا خَـٰلِدُونَ ٢٧
Për ata që bënë të këqija,(le ta dinë se)dënimi i të keqes është aq sa e keqja. -Pasi përshkroi banorët e Xhenetit, Allahu i Madhëruar vijoi të flasë për banorët e Zjarrit. Ai na tregon se ligësia që grumbullojnë në këtë dynja janë pikërisht veprat e këqija, që e zemërojnë Atë, si llojet e shumta të kufrit dhe të gjitha format e poshtërsive dhe të shfrenimit. Për këtë arsye, shpërblimi që do të marrin është sipas poshtërsive të tyre, pra, i keq dhe dëshpërues. Ky dënim ka për t’i trishtuar në varësi të veprave që bëjnë. Allahu i Madhëruar na njofton se:Ata do t’i mbulojë poshtërimi. Ata nuk mund t’i mbrojë kush nga Allahu. -Ata i mbulon poshtërimi dhe tmerri nga ndëshkimi i Allahut. Askush nuk mund ta pengojë atë ndëshkim apo t’i shpëtojë ata prej tij. Tmerri i brendshëm shfaqet edhe së jashtmi, sepse ai shndërrohet në nxirje për fytyrat e tyre:Fytyrat e tyre do të jenë sikur t’i ketë mbuluar një pjesë nga terri i natës. Ata janë banorë të Zjarrit. Ata do të jenë atje përjetësisht. -Do të jenë përjetësisht në këtë gjendje të mjerueshme, nga e cila askush nuk u del në ndihmë që t’i shpëtojë. Krahasoni vetë tani gjendjen e dy grupeve. Në një ajet tjetër, i Madhëruari thotë: "Atë Ditë do të ketë fytyra të ndritura, që Zotin e tyre do të shikojnë. Atë Ditë do të ketë edhe fytyra të zymta, që presin atë (Dënim të ashpër) që të thyen kurrizin." [Kijame 22 - 25]. Gjithashtu: "Atë Ditë do të ketë fytyra të shndritura, Të buzëqeshura e të gëzuara. Atë ditë do të ketë edhe fytyra të pluhurosura, që i ka mbuluar errësira. Këta janë mohuesit, gjynahqarët." [Abese 38 - 42].