يونس
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
قُلِ ٱنظُرُوا۟ مَاذَا فِى ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ ۚ وَمَا تُغْنِى ٱلْـَٔايَـٰتُ وَٱلنُّذُرُ عَن قَوْمٍ لَّا يُؤْمِنُونَ ١٠١
Thuaj: “Vështroni me vëmendje atë që ndodhet në qiej dhe në Tokë! -Allahu i Madhëruar i urdhëron robërit e Tij që të vështrojnë në çdo gjë që gjendet në qiej dhe në tokë. Qëllimi këtu është të vështrosh duke përsiatur, studiuar, analizuar dhe duke nxjerrë mësime nga ky krijim i Zotit. Le të meditojmë e të nxjerrim mësime, siç bëjnë të diturit dhe të urtit nga gjithçka që gjendet në qiej dhe në tokë, për të parë argumentet e madhështisë së Krijuesit. Në të gjitha këto ka argumente për njerëzit që besojnë. Ato përmbajnë shumë urtësi për ata njerëz që kanë besim të plotë te Zoti i Madhërishëm. Të gjitha këto tregojnë se Allahu është Një i vetëm. Vetëm Allahu meriton të adhurohet me dashuri, madhërim e frikërespekt. Ai është i lavdëruari e i përshkruari me të gjitha cilësitë e emrat e plotë dhe të bukur. Allahu është Ngadhënjimtari dhe Bujari dhe Atij i takojnë emrat më të bukur, cilësitë më të larta e madhështore. Por me gjithë këto shenja madhështore, që u ka mundësuar krijesave që t’i hulumtojnë, Allahu i Lartësuar thotë:Por, as argumentet dhe as qortimet nuk u bëjnë dobi atyre që nuk besojnë. - Ata nuk mund të përfitojnë nga shenjat dhe argumentet, sepse i kanë kthyer shpinën së vërtetës me urrejtje dhe armiqësi.